Erdogan tha se ata i përcollën bashkëbiseduesve të tyre me gjithë qartësinë, mesazhet për zhvillimet në detin Egje gjatë stërvitjes Efes 2022 të mbajtur në Izmir javën e kaluar.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia është e vetëdijshme për lojën që po luhet mbi Greqinë.
Erdogan, njëherësh edhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, deklaroi në fjalimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) se ata i përcollën bashkëbiseduesve të tyre me gjithë qartësinë, mesazhet për zhvillimet në detin Egje gjatë stërvitjes Efes 2022 të mbajtur në Izmir javën e kaluar.
“Ne jemi të vetëdijshëm për lojën e luajtur ndaj vendit tonë përmes Greqisë, të cilën dikush e llastoi dhe na e lëshoi ashtu si gjithmonë në histori. Problemi është se Greqia nuk është në dijeni të kësaj loje ose pretendon të jetë një figurantë vullnetare për këtë lojë. Siç e dini, gjatë xhirimeve, figuranti që është më i lodhuri, më i rraskapitur, më i rrahur dhe madje me krahët e thyera. Por emri i tyre nuk del kurrë në skenë. Kështu ka ndodhur me Greqinë në të kaluarën. Nëse ky vend këmbëngul në gabimin, kjo është ajo që do të vijë më pas”, tha Erdogan.
Lidhur me kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, presidenti Erdogan tha: “Ne përfundimisht nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë për çështjen e NATO-s derisa Suedia dhe Finlanda të ndërmarrin hapa të qarta, konkrete dhe vendimtare në luftën kundër terrorizmit”.
Duke deklaruar se kanë zbatuar me sukses hapin e transformimit të emrit të vendit nga Turqia në “Türkiye” në botë, Erdogan deklaroi se edhe linja ajrore kombëtare do të kryejë fluturimet e saj me emrin “Linjat Ajrore Turke”, jo me Turkish Airlines. /trt
AK Parti TBMM Grup Toplantısı
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) June 15, 2022