Erdoğan: Turqia është e vendosur të pastrojë Afrikën nga FETO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se organizata e ulët terroriste FETO ka “mashtruar popullin nëpërmjet retorikave të dialogut, arsimit dhe veprave të mira”, duke shtuar se “Jemi të vendosur që kjo kope vrasësish të mos jetë e pranishme në Afrikë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shumë vende të Afrikës pas tentativës për grusht shteti kanë deportuar anëtarët e FETO-s por edhe kanë dorëzuar shkollat e tyre tek fondacioni ynë Maarif. Vërejmë se kjo po rritet çdo ditë e më shumë. Kam besimin e plotë se do të rritet edhe më shumë. Jemi të vendosur që kjo kope vrasësish të mos jetë e pranishme në Afrikë. Mendoj se kjo vizitë është gjithashtu e rëndësishme nga kjo pikëpamje”, është shprehur presidenti Erdoğan, në një konferencë për shtyp në aeroportin Esenboğa të Ankarasë, para nisjes për vizitën e tij në Sudan, në kuadër të vizitave zyrtare në vendet e Afrikës, Sudan, Çad dhe Tunizi.

Duke bërë të ditur se në kuadër të vizitës sot dhe nesër do të qëndrojë në Sudan, Erdoğan tha se “Sudani është një vend miqësor, vëllazëror, me një vend të jashtëzakonshëm në zemrat tona, që ne kemi lidhje të forta historike dhe kulturore. Menjëherë pas grushtit të shtetit të 15 korrikut, qeveria sudaneze dhe populli i Sudanit ishin midis vendeve që na dhanë mbështetjen më domethënëse. Presidenti sudanez, Omar al-Bashir, mori pjesë personalisht në Samitin për Kudsin të mbajtur në Stamboll dhe dha mbështetjen më të madhe për kauzën tonë të përbashkët. Ne jemi mirënjohës ndaj vëllezërve sudanezë për këtë”.

Erdogan shtoi ndër të tjera se vizita e tij është gjithashtu e rëndësishme sepse është vizita e parë në Sudan në nivelin e presidentit.

Pasi ka bërë të ditur se gjatë vizitave do të paralajmërojnë vëllezërit afrikanë në lidhje me luftën kundër FETO-s, presidenti i Turqisë ka shtuar se “Jemi të lumtur që vërejmë se aktualisht shumë vende i kanë dorëzuar Fondacioni tonë Maarif shkollat e FETO-s që ndodhen në vendin e tyre. Ne e dimë shumë mirë se kjo organizatë ka bërë servilizmin dhe nënkontraktimin vullnetar të imperialistëve në shumë vende afrikane.”