Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka përsëritur vendosmërinë e Turqis; në luftën kundër terrorizmit, duke theksuar se vendi i tij përfundimisht do të çrrënjosë terroristët, raporton Anadolu.
“Ne do të zhdukim përfundimisht, por me siguri, rrënjët e hordhive vrasëse të paguara të veprojnë si klerikët e imperialistëve”, tha presidenti Erdoğan gjatë një takimi të mbajtur në provincën turke Elazığ.
“Ne u kërkojmë llogari atyre që duke u mbështetur në zotërinjtë e tyre perëndimore hedhin sytë e pangopur mbi tokat tona dhe përpiqen të na përçajnë, me një llogari proporcionale me veprimet e tyre. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Erdoğan
Presidenti turk theksoi se kur bëhet fjalë për “mbijetesën e atdheut tonë, integritetit të shtetit tonë dhe paqes dhe sigurisë së popullit tonë, ne nuk mbyllim sytë para askujt”.