Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë çdo mbështetje e nevojshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, nëse të dyja palët e dëshirojnë këtë, raporton Anadolu.
“Ne si Türkiye, jemi të gatshëm të ofrojmë çdo mbështetje të nevojshme për të zgjidhur këtë çështje (mosmarrëveshjen midis Ruandës dhe RD të Kongos), e cila do të kontribuojë në stabilitetin dhe paqen në Rajonin e Liqeneve të Mëdha, nëse të dyja palët e dëshirojnë këtë”, tha Erdoğan në një konferencë për media në Ankara me homologun e tij të Ruandës, Paul Kagame.
Rebelët M23 kanë zhvilluar një kryengritje në Kongon lindore që nga viti 2022. Kinshasa zyrtare kanë akuzuar Ruandën fqinje për mbështetje të grupit, një akuzë që Kigali zyrtar e mohon.
Erdoğan gjithashtu vlerësoi përpjekjet e Ruandës në luftën kundër organizatës terroriste FETO.
FETO orkestroi grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, në të cilin 252 njerëz u vranë dhe 2.734 u plagosën në Türkiye.
FETO akuzohet se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmb