Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se qeveria turke do të vazhdojë me vendosmëri ndërtimin e një Turqisë të madhe dhe të fuqishme, në mënyrë që vendit të mos përballet me fatkeqësi të tjera si përpjekja e dështuar për grusht shtet e 15 korrikut të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Komentet e presidentit turk erdhën gjatë një ngjarjeje në Istanbul që shënonte përvjetorin e gjashtë të përpjekjes për grusht shtet që la qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur, pasi organizata terroriste FETO u përpoq të marrë kontrollin e vendit duke përdorur anëtarët e saj që ishin infiltruar në ushtrinë turke.
Presidenti Erdoğan tha se Türkiye do të bëjë çmos që të mos kalojë një tjetër grusht shtet dhe të përballet me kërcënimin e robërisë, duke shtuar se qëndrueshmëria e kombit turk bllokoi qëllimet e këqija të grupit terrorist.
FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut, që la 251 të vdekur dhe 2.734 të tjerë të plagosur.
FETO gjithashtu qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Përpjekja e FETO-s për të rrëzuar qeverinë filloi rreth orës 22:00 të 15 korrikut të vitit 2016 dhe u pengua nga ora 8 e mëngjesit të ditës tjetër.
Duke qëndruar kundër kërcënimit, populli turk me guxim i tregoi botës se nuk do të toleronte asnjë përpjekje për të penguar vullnetin e tyre siç shprehet përmes qeverisë së tyre të zgjedhur në mënyrë demokratike.