Erdoğan thekson nevojën për politika të sakta, të qëndrueshme dhe afatgjata për migrimin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi nevojën për t’iu qasur migrimit me një perspektivë gjithëpërfshirëse dhe për të zhvilluar politika të sakta, të qëndrueshme dhe afatgjata në përputhje me rrethanat, raporton Anadolu.

Duke folur në MÜSIAD EXPO 2024 dhe Forumin Ndërkombëtar të Biznesit në Panairin dhe Qendrën e Kongreseve TÜYAP të Istanbulit, Erdoğan tha se si çdo shtet që përballet me presionin e migrimit të parregullt, Turqia do të vazhdojë pa kompromis luftën kundër flukseve të migracionit të paligjshëm.

“Çështja e migrimit është një nga temat më të ndjeshme të kohës sonë, jo vetëm për ne, si një nga vendet në rrugët e tranzitit, por për të gjithë botën”, theksoi ai, duke shtuar:

“Sigurinë e kufijve tonë do ta mbrojmë si nderin tonë, do ta forcojmë me masa shtesë”.

Duke folur për ekonominë turke, presidenti Erdoğan u shpreh se vendi vazhdon të shënojë rezultate pozitive, duke shënuar rritje ekonomike të pandërprerë për 17 tremujore radhazi.