Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të bërë nga Kryesia e Komunikeve pranë presidencës turke, në bisedë janë trajtuar çështjet rajonale, përfshirë zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë.
Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan theksoi se vazhdojnë të marrin iniciativat e nevojshme me të gjitha palët për zgjidhjen e problemeve që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Istanbul-it për dërgesat e drithit.
Ashtu si në çdo çështje, Erdoğan ka shprehur bindjen se do të vendoset një bashkëpunim i orientuar drejt zgjidhjes edhe në këtë çështje, duke theksuar se nëse e zgjidhin krizën e drithit me një qasje konstruktive, kjo do të inkurajojë edhe hapat që duhet të ndërmerren në rrugën e kthimit në negociata.
Presidenti Erdoğan e falënderoi presidentin Putin lidhur me deklaratat e tij të sinqerta për Turqinë dhe për të, në fjalimin që e mbajti në mbledhjen e Klubit të Diskutimeve Valday.