Në Qendrën Kulturore dhe të Kongresit në Bashtepe të Ankarasë, sot po mbahet ceremonia përkujtimore për 79-vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim gjatë kësaj ceremonie përkujtimore, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha se “Ashtu si të gjitha datat e rëndësishme të Republikës sonë, edhe 10 nëntoret duhet t’i vlerësojmë me këtë qasje. Nuk duhet vetëm ta përkujtojmë Ataturkun por edhe të përpiqemi që ta kuptojmë atë”.
“Në shtetin tonë që nga e kaluara kemi një diskutim për Ataturkun dhe Kemalizmin. Emri i këtij lideri të rëndësishëm themelues, është keqpërdorur aq shumë sidomos në periudhën njëpartiake të CHP-së. Ka patur një dallim të madh mes Ataturkut në zemrën e popullit dhe Kemalizmit i cili është konceptuar më pas. Respekti i popullit tonë ndaj veteranit është i pafund. Nuk ka as një hezitim më të vogël të respektit të popullit tonë ndaj Mustafasë”, tha Erdoğan.