Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia i dha një mesazh të qartë botës me stërvitjen Efes-2022 të organizuar në Egje dhe tha: “Të gjithë do të shohin se çfarë mund të bëjë ky komb”.
Presidenti Erdogan foli në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Konkursit të Fotografisë “Dëshmori Mustafa Cambaz” në Stamboll.
Duke iu referuar tensionit në rritje në linjën Turqi-Greqi për armatimin e ishujve të Egjeut, Erdogan vazhdoi kritikat e tij ndaj Greqisë.
Ai tha se Greqia u bëri thirrje vendeve të huaja që të mos marrin pjesë në stërvitje, por nuk mori asnjë rezultat.
“Në stërvitjen tonën morën pjesë 37 vende. Edhe Greqia u dërgoi lajme më shumë se gjysmës së tyre “mos merrni pjesë”. Pothuajse të gjitha nuk e dëgjuan Greqinë. Të gjitha, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën pjesë në këtë stërvitje së bashku me ne”, tha kreu i qeverisë turke.
Duke theksuar se Turqia i tregoi edhe një herë botës qëndrimin e saj të vendosur në Egje falë stërvitjes EFES 2022, e cila përfundoi me sukses, Presidenti tha: “Falë Zotit, kjo stërvitje e suksesshme ishte një hap shumë i mbarë për të dhënë përgjigjen e nevojshme. Tani e tutje, kështu do të ecë me hapa të vendosur dhe me vendosmëri. Të gjithë do të shohin se çfarë është ky komb dhe çfarë mund të bëjë ai, siç e panë edhe dje në stërvitje.”
Vlen të përmendet se Stërvitja “Efes-2022” u realizua me pjesëmarrjen e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Shtabit të Përgjithshëm, Forcave Tokësore, Detare dhe Ajrore, Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë, Komandës së Rojës Bregdetare, së bashku me institucionet dhe organizatat publike civile dhe mysafirëve nga SHBA, Gjermania, Shqipëria, Australia, Azerbajxhani, Bahrejni, Bangladeshi, Bosnjë-Hercegovina, Burkina Faso, Çekia, Etiopia, Franca, Gambia, Gjeorgjia, Iraku, Anglia, Italia, Kameruni, Katari, Kazakistani, Kirgizia, Republika e Koresë, Kosova, Kuvajti, Maqedonia e Veriut, Letonia, Libia.
Në stërvitje morën pjesë rreth 11 mijë personel, 1.100 prej të cilëve janë të huaj, si dhe trupa dhe elementë të caktuar nga Hungaria, Malajzia, Mongolia, Nigeria, Uzbekistani, Pakistani, Ruanda, Sllovakia, Somalia dhe Jordania.
Në stërvitjen, e cila synonte të përmirësojë aftësitë ushtarake të shtabit dhe njësive të përbashkëta të formuara me elementët e vendeve pjesëmarrëse në operacionin e kombinuar dhe të përbashkët për të mbuluar të gjitha detyrat që do të jepen dhe për të ruajtur nivelin e gatishmërisë luftarake, është shfrytëzuar skenari i Operacionit të Kombeve të Bashkuara për Mbështetjen e Paqes. /trt
Şehit Mustafa Cambaz Fotoğraf Yarışması Ödüllerihttps://t.co/N3Ux083qz1
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) June 10, 2022