Erdoğan: Do të bëhet gjithçka që meriton ky popull

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në ceremoninë e hapjes së urës më të gjerë në botë “Yavuz Sultan Selim” ka deklaruar: “Gjithçka që meriton ky popull do të bëhet. Sepse ngritja në nivelin e civilizimit bashkëkohor nuk bëhet me fjalë, por me punime. Kjo urë, mundëson kalimin e mjeteve me rrota dhe të sistemit hekurudhor dhe me këtë ajo është një urë pionier në fushën e saj në botë, ajo ka këtë karakteristikë. Besoj që kjo urë të cilën tani e shikojmë me krenari do të jetë pionier për shumë gjëra në botë. Do të krenohemi me këtë. Do të shikoni se këtu do të incizohen filmat botëror. Gomari vdes i mbetet shala, njeri vdes i mbetet puna. Ne do të përmendemi me këtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kemi përgatitje të reja. Çfarë bëjmë? Shpresojmë të përfundojmë edhe përgatitjet për ‘Kanal Istanbul’. Nuk do të mjaftojë as kjo. Tani ka nevojë për një gjerdan në Çanakkale. Jemi duke i bërë edhe përgatitjet për Urën e Çanakkale-s. Inshallah me gjithë këto Turqia do të arrijë në një vend të ndryshëm në botë. Pse nuk mund të na përballojnë? Pse na xhelozojnë? Ja pra për shkak të këtyre punimeve”, ka theksuar Erdoğan.