Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, transmeton Anadolu.
Presidenti Erdoğan u takua me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, në të cilin ndodhet për Samitin e jashtëzakonshëm të përbashkët të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe të Ligës Arabe.
Takimi në hotelin ku zhvillohet samiti u mbajt me dyer të mbyllura për mediat.