Erdoğan u takua me homologun e tij nga Azerbajxhani Ilham Aliyev, tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në X.
Në takim, të dy liderët shprehën angazhimin e tyre të ndërsjellë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
Erdoğan falënderoi Alijevin për pritjen e konferencës COP29.
– Takimi i Erdoğanit me presidentin kazak
Veçmas, Erdoğan u takua me homologun e tij kazak Kassym-Jomart Tokayev në margjinat e konferencës.
Nuk u dhanë detaje nga takimi me dyer të mbyllura.
Në takim ishin të pranishëm ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, drejtori i komunikimit i vendit Fahrettin Altun, si dhe zyrtarë të tjerë.
– Takimi i Erdoğanit me homologun malazez, Millatoviq
Erdoğan dhe Milatoviq u takuan në Baku të Azerbajxhanit në të cilin ndodhen në kuadër të Samitit të Liderëve për Konferencën e 29-të të Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Ndryshimet Klimatike (COP29).
Takimi në ambientet ku zhvillohet samiti u mbajt me dyer të mbyllura për mediat.
Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe i Financave Mehmet Şimşek, kreu i Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun, kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri Akif Çağatay Kılıç dhe disa zyrtarë të të dyja vendeve.
Bisedime me presidenten e Moldavisë
Lideri turk u takua gjithashtu edhe me presidenten e Moldavisë Maia Sandu.
Të dy krerët diskutuan për marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe për çështje globale dhe rajonale.
Presidenti Erdoğan tha se marrëdhëniet turko-moldave do të vazhdojnë të zhvillohen në bazë të partneritetit strategjik.
Duke theksuar se kriza humanitare në Palestinë, ku po vazhdon gjenocidi izraelit, ka marrë përmasa katastrofike dhe situata në Liban po përkeqësohet, Erdoğan tha se Ankaraja do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet për ta sjellë paqen në rajon.
Dünya Liderleri İklim Zirvesi https://t.co/k1EuSdywMB
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) November 12, 2024