Derisa Republika e Turqisë përgatitet të festojë 100-vjetorin e saj më 29 tetor, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se vizioni “Shekulli i Turqisë” i vendit është një “udhërrëfyes gjithëpërfshirës”, raporton Anadolu.
“Derisa lëmë pas shekullin e parë të republikës sonë, ne po lundrojmë drejt horizonteve të reja. Ne duam ta bëjmë këtë përvjetor të rëndësishëm pikënisjen e një vizioni krejt të ri që do të shënojë shekullin tonë të ardhshëm. Ky quhet Shekulli i Turqisë”, tha presidenti Erdoğan, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale të dielën dhe së shpejti do të bëjë betimin e tij në detyrë për një mandat tjetër si president.
“Shekulli i Turqisë është një udhërrëfyes gjithëpërfshirës që do ta çojë vendin tonë mbi nivelin e qytetërimeve bashkëkohore”, shtoi Erdoğan në një ngjarje në Ankara.
Erdoğan tha se nuk do të pushojë derisa Turqia të arrijë qëllimet e saj dhe pa ia lënë vendin brezave të ardhshëm duke u siguruar që ata të mund të jetojnë të lumtur dhe të begatë.
“Për këtë është shumë e rëndësishme që të vendoset një bashkëpunim harmonik mes ekzekutivit, legjislativit, gjyqësorit dhe organeve të shtetit”, shtoi ai.
Erdoğan ka theksuar efikasitetin e sistemit presidencial të qeverisjes, i miratuar në Turqia në vitin 2017, i cili e ka bërë që qeveria të funksionojë pa probleme dhe në koordinim.
Vitin e kaluar, presidenti turk zbuloi vizionin e tij “Shekulli i Turqisë”, i cili përfshin një sërë programesh, projektesh dhe objektivash derisa vendi përgatitet këtë vjeshtë të shënojë 100-vjetorin.
Sayıştayın 161. Kuruluş Yıl Dönümü Programıhttps://t.co/PbhPps8myA
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) May 31, 2023