Të paktën 9.057 njerëz kanë humbur jetën dhe 52.979 të tjerë janë lënduar pas dy tërmeteve të forta që goditën Turqinë jugore të hënën, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.
Në vizitën e tij në Hatay, e cila është një nga zonat më të goditura nga tërmeti, Erdoğan u zotua se do të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar vuajtjet e të gjithë të prekurve nga tërmeti.
“Ndërsa flasim, 21.200 personel, duke përfshirë ushtarë, xhandarmëri dhe policë, po marrin pjesë në përpjekjet e shpëtimit në Hatay”, shtoi Erdoğan.
Presidenti turk vuri në dukje më tej se të paktën 60.000 vullnetarë të akredituar, përfshirë ata nga OJQ-të dhe ekipet e huaja, janë të përfshirë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit nga tërmeti.
“Duke i bashkuar forcat shteti dhe populli, do t’i largojmë rrënojat dhe nuk do ta lëmë pa kujdes asnjë qytetar”, theksoi Erdoğan.
“Në të gjitha dhjetë provincat, ne do të përshpejtojmë heqjen e mbeturinave dhe ndërtimin e banesave duke angazhuar kompanitë kontraktore nën menaxhimin e TOKI-t (Agjencia e Banimit)”, shtoi ai.
Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, goditën dhjetë provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.
Tërmeti ka prekur edhe disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin.
Cumhurbaşkanı Erdoğan: Şu an itibarıyla Hatay’ımızda asker, jandarma, polis, toplamda 21 bin 200 personel görev ifa ediyor. Bazı namussuz kişiler kampanya yaparak, Hatay’da asker, jandarma, polis göremedik gibi yalan yanlış iftiralar atıyorlar. pic.twitter.com/8djHdhlPYa
— TRT Haber Canlı (@trthabercanli) February 8, 2023