Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se do t’i kerkoj perlamentit qe te marr parasysh denimin me vdekje per organizuesit e pucit ushtarak qe ndodhi ne muajin qershor.
“Qeveria jone do ta dergoj kete kerkese ne parlament, gje per te cilen jam i sigurt se do ta aprovojne, dhe kur te me kthehet ky propozim, une do ta ratifikoj ate”, tha Erdogan gjate nje takimi me qytetare ne Ankara.
“Shpejt, shume shpejt. Do te ndodhe te shpejti, me vullnetin e Zotit,” tha Erdogan, duke iu pergjigjur turmes qe therrisnin “Duam denimin me vdekje!”
Denimi me vdekje u pezullua ne vitin 2004 ne Turqi, kur vendi kerkoi te hyje ne Bashkimin Europian.
Raportet ndermjet Brukselit dhe Ankarase jane ftohur qysh kur Turqia ndoqi iniciatoret e pucit ushtarak, teksa BE-ja kerkonte veprime “ne pajtim me ligjin”. /MESAZHI/