Ballina Sport Futboll Erdogan reagon pas dënimit të Demiralit: A ka pyetur dikush pse fanella...

Erdogan reagon pas dënimit të Demiralit: A ka pyetur dikush pse fanella e Gjermanisë e ka një shqiponjë

Recep Tayyip Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ka vendosur të udhëtojë për në Berlin për të përcjellë nga afër ndeshjen çerekfinale të Turqisë me Holandën për shkak të zhvillimeve lidhur me mënyrën e festimit të Merih Demiral.

Futbollisti turk u dënua të premten nga UEFA me dy ndeshje moslojë. Ai nuk do të jetë në ndeshjen e së shtunës.

“A ka pyetur dikush pse fanellë e Gjermanisë e ka një shqiponje, apo pse fanella franceze ka një gjel? Merih Demiral tregoi emocionin e tij me atë gjest”, ka thënë Erdogan për gazetarët, shkruajnë mediume të shumta turke.

Mënyra se si festoi Demiral, me simbolin e ujkut, është vlerësuar nacionaliste. Në disa vende evropiane ai simbol është i ndaluar.

Exit mobile version