Erdoğan-Putin: Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në procesin e paqes

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka theksuar se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në proceset e paqes, transmeton Anadolu.

Gjatë bisedës Erdoğan-Putin, njoftoi Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, dy liderët diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për çështjet rajonale dhe globale.

Erdoğan theksoi se Turqia vazhdon përpjekjet e saj për t’i dhënë fund tensioneve në rajon.

Presidenti turk tha se qëllimi i tyre është rritja e bashkëpunimit në shumë sfera, veçanërisht në zgjerimin e vëllimit të tregtisë dypalëshe.