Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri një postim në llogarinë e tij në median sociale në lidhje me Programin Afatmesëm, i cili përfshin udhërrëfyesin në ekonomi për tre vitet e ardhshme.
Duke uruar që Programi Afatmesëm, për të cilin shprehu besimin se është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Turqie të madhe dhe të fuqishme, të jetë i dobishëm për Turqinë dhe kombin, Presidenti Erdogan falënderoi të gjitha institucionet dhe organizatat publike që kontribuuan në përgatitjen e këtij programi.
“Ekonomia do të rritet me një normë mesatare vjetore prej 5.3% ndërsa punësimi do të rritet mesatarisht me 1 milion e 170 mijë njerëz. Eksportet do të tejkalojnë 250 miliardë dollarë në fund të 3 viteve, raporti i deficitit të llogarisë rrjedhëse me të ardhurat kombëtare do të ulet në 1 për qind në fund të periudhës së programit. Ne presim që deficiti buxhetor i administrimit qendrore të jetë 2.9 për qind e të ardhurave kombëtare, ndërsa bilanci parësor të kthehet në një tepricë prej 0.3 për qind dhe inflacioni të bjerë përgjithmonë në nivelet një shifrore. Ne do t’i rrisim të ardhurat tona kombëtare në mbi 800 miliardë dollarë këtë vit dhe në 1 trilion dollarë në fund të periudhës së programit”, shkroi Presidenti Recep Tayyip Erdogan. /trt