Erdoğan priti në takim kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka pritur në takim kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), Robert Spano, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi u zhvillua në Kompleksin Presidencial në Ankara në kuadër të vizitës zyrtare të Spano-s në Turqi.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gül ndërsa takimi zgjati 45 minuta.