Erdoğan premtoi të eliminojë kërcënimin e terrorizmit në Turqi dhe rajon

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shprehu vendosmërinë e tij të mërkurën për të eliminuar kërcënimin e terrorizmit jo vetëm në vendin e tij, por edhe në gjithë rajonin në të ardhmen.

“Ne jemi të vendosur të tregojmë se terrorizmi nuk ka vend në të ardhmen e Turqisë dhe rajonit. Zgjedhjet e fundit e kanë forcuar më tej këtë vendosmëri”, tha Erdoğan ndërsa iu drejtua një iftari me zyrtarët e sigurisë në kryeqytetin, Ankara.

Ai gjithashtu theksoi se terrorizmi nuk është çështje politike dhe se duhet trajtuar ndryshe.

Erdoğan tha se të gjitha grupet terroriste, përfshirë PKK, FETO, ISIS dhe DHKP-C, janë “armiq” të popullit turk.

Në fushatën e saj gati 40-vjeçare të terrorit kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si një grup terrorist nga ShBA-ja, BE-ja dhe Turqia, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Organizata terroriste Fetulla (FETO), e udhëhequr nga Fetulla Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ekstradimi i të cilit u kërkua zyrtarisht nga Ankaraja, është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme për grusht shteti në Turqi natën e 15 korrikut 2016, ku 251 persona u vranë dhe u plagosën 2.200 të tjerë.