Disa javë pas nënshkrimit të një protokolli me kandidatët për anëtarësim në NATO, Suedinë dhe Finlandën, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se politikat e zgjerimit të aleancës duhet të shkojnë në përputhje me ndjeshmëritë e anëtares së kahershme Türkiye-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke iu referuar kushteve në memorandum, që dy vendet nordike nënshkruan me Turqinë në samitin e NATO-s të muajit të kaluar në Madrid, presidenti Erdogan pas një takimi të kabinetit në Ankara paralajmëroi se do të ngrijnë “procesin e tyre të anëtarësimit në NATO nëse kushtet nuk plotësohen”.
Në fillim të këtij muaji, përfaqësues nga 30 vendet anëtare të NATO-s nënshkruan protokollet e pranimit për Finlandën dhe Suedinë pasi i ftuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.
Të nxitur nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, të dy vendet aplikuan për t’u bashkuar me NATO-s në muajin maj, duke hequr dorë nga neutraliteti i tyre tradicional.
Por Turqia shprehu kundërshtime ndaj aplikimeve të anëtarësimit, duke kritikuar të dy vendet për tolerimin dhe madje edhe mbështetjen e grupeve terroriste si YPG/PKK dhe organizatës terroriste FETO, grupit që qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi.
Para samitit, Ankara dhe dy vendet nordike nënshkruan memorandumin pas bisedimeve katërpalëshe, përfshirë NATO-n.
Marrëveshja i lejon vendet të anëtarësohen në NATO, por kërkon që ato të ndërmarra hapa për shqetësimet e Türkiye-s mbi terrorizmin dhe të heqin embargon e armëve ndaj Ankarasë.
Pas marrëveshjes trepalëshe, NATO ftoi zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën ushtarake 30-anëtarëshe.