Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan hapi sot zyrtarisht Xhaminë e Bashçarshisë, e cila u restaurua në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan, i cili po viziton BeH-në, fali namazin e xhumasë në Xhaminë e Bashçarshisë, gjegjësisht xhaminë Havadzha Durak, e cila ka zbukuruar bërthamën e vjetër të Sarajevës që nga shekulli i 16-të dhe e cila u restaurua nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Republikës së Turqisë. Pas namazit të Xhumasë, të udhëhequr nga Reis-ul-ulemaja i Bashkësisë Islame në BeH, Hussein ef. Kavazoviç, u mbajt hapja madhështore e xhamisë.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë anëtari i Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviç, ministri turk i Tregtisë Mehmet Mus, ministri i Kulturës Mehmet Nuri Ersoy, kryetari i Drejtorisë së Komunikimeve Turke, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës turke İbrahim Kalın dhe shumë zyrtarë e qytetarë të tjerë.
Restaurimi i kësaj xhamie të vitit 1528 filloi në vitin 2017 dhe për shkak të situatës së mëparshme me pandeminë e koronavirusit që preku të gjithë botën, programi i ceremonisë së hapjes u anulua.
Protokollin për restaurimin e xhamisë, e cila është rinovuar disa herë, ndërsa rinovimi i madh është ai i vitit 1866/1867, në prill të vitit 2017 e nënshkruan përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Republikës së Turqisë dhe Drejtorisë së Vakëfit të Bashkësisë Islame në BeH.
Presidenti Erdoğan më pas do të takohet me kryesuesit dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zheljko Komshiç, Shefik Xhaferoviç dhe Milorad Dodik. Një konferencë për media është caktuar pas takimit dhe darkës së punës.
Pas Bosnjë e Hercegovinës, Erdoğan do të vizitojë Malin e Zi. /aa