Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, me telefon ka biseduar me presidentin e Kirgistanit, Sadyr Japarov, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e zyrës së presidentit turk theksohet se Erdoğan dhe Japarov kanë shkëmbyer urime për Fitër Bajramin.
Po ashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, përfshirë sulmet izraelite ndaj palestinezëve.
Erdoğan tha se është e rëndësishme që edhe Kirgistani të mbështesë Turqinë në fillimin e iniciativave ndërkombëtare në mënyrë që t’i jepet një mësim i merituar Izraelit, i cili sulmoi Al-Aksën, Gazën dhe palestinezët. /aa