Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti një konferencë shtypi përpara se të nisej për në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV).
Erdoan tha se përpjekja e qipriotëve turq për barazi dhe drejtësi në Ishull vazhdon për më shumë se gjysmë shekulli.
“Gjatë vizitës sonë do të takohemi me Presidentin Ersin Tatar dhe do të bëjmë një vlerësim të situatës në lidhje me çështjen tonë kombëtare dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor”,- tha ai.
“Unë dua ta përsëris për të gjitha palëve që dëshirojnë në Qipro një të ardhme të drejtë, të përhershme dhe të qëndrueshme thirrjen time për ta vlerësuar këtë mundësi historike. Pala turkoqipriote i tregoi edhe një herë të gjithë botës se kush është në favor të një zgjidhjeje dhe kush po përfiton nga moszgjidhja”, theksoi Presidenti Erdoan.
“Ashtu si dje, edhe sot dhe nesër Turqia dhe çdo individ i popullit turk do të vazhdojë të jetë përkrah qipriotëve turq”, nënvizoi ai.
I pyetur në lidhje me negociatat mbi çështjen e Qipros, Erdoan u përgjigj duke thënë sa vijon:
“Nëse do të ketë një proces të ri negociatash në Qipro, ai mund të zhvillohet vetëm midis dy shteteve të barabarta dhe sovrane.”
Lidhur me kontaktet Azerbajxhan-TRTQV, Presidenti Erdoan tha:
“Është pjesë e përpjekjeve dhe punës tonë për të vendosur kontakte të tilla të nivelit të lartë me këtu (RTQV) nga vende të ndryshme të botës, duke filluar me Azerbajxhanin.” /trt