Turqia do të jetë edhe më rehat nëse BE-ja përfundimisht thotë se nuk do ta pranoj vendin si anëtare të BE-së. Kështu u shpreh për BBC-në Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Duke folur në HARDtalk, Ergogan tha se Turqia ishte e aftë të qëndronte në këmbët e veta.
Erdogani gjithashtu mohoi se vendi kishte burgosur 150 gazetarë, duke thënë se vetëm dy sosh ishin në burg, dhe atë nën akuzat për nxitje të trazirave.
Z. Erdogan tha se shumica e turqve nuk e donin më “BE-në” dhe besonin se qasja e saj ndaj Turqisë ishte “e pasinqertë”.
“Pavarësisht nga kjo, ne do të vazhdojmë të jemi të sinqertë me BE-në për pak kohë,” shtoi ai.
I pyetur për mbështetjen e tij të fortë për Katarin, i cili është nën bllokadën e disa prej fqinjëve arabë, rdogan tha se Turqia donte të promovonte “dialogun dhe paqen” në rajonin e Gjirit.
“Turqia kurrë nuk është në favor të vrasjes muslimanëve,” shtoi ai.
Një nga kushtet për heqjen e sanksioneve ishte mbyllja e një baze ushtarake turke në Katar, por Erdogan u përgjigj duke dërguar edhe më shumë personel ushtarak. /MESAZHI/