Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Pavarësisht të gjitha sabotimeve me të cilat jemi përballur, ne po i afrohemi hap pas hapi objektivave tona 2023 që i kemi premtuar popullit tonë 10 vite më parë”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Pavarësisht të gjitha sabotimeve me të cilat jemi përballur ne po i afrohemi hap pas hapi objektivave tona 2023 që i kemi premtuar popullit tonë 10 vite më parë. Gjithashtu është arritur një sukses shumë i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Sikur të mos kishim këto mundësi a do të arrinim këtë sukses në luftën kundër terrorizmit? Jo. Për shkak të këtij suksesi tashmë qytetarët mund të ulen, të shëtisin lehtësish në rrugët, bulevardet e qytetit Diyarbakır deri në orët e vona të natës. Kjo situatë është brenda dhe jashtë vendit. Procesi pas kësaj do të jetë më i qetë, më ndryshe. Dhe në këtë mënyrë do ta vazhdojmë këtë proces”, tha Erdoğan në një fjalim të mbajtur në Stamboll në Asamblenë e 26-të të përgjithshme të MÜSİAD (Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve).
“Aktualisht kemi një testament që do t‘ua lëmë të rinjve tanë”, tha Erdoğan, i cili vazhdoi fjalën e tij më tej:
“Po hyjmë në një periudhë në të cilën gradualisht do të formojmë vizionin tonë 2053 dhe ky është testamenti që do t’u lëmë të rinjve tanë. Më lumturoi pa masë rinia që shikova gjatë prezantimit dhe dorëzimit të mjetit pa pilot Akinci. Atje ishin të pranishëm 3.500 inxhinierë të rinj, ndërtuesit e kësaj vepre, të cilët kanë punuar natë e ditë, treguan durim dhe paraqitën këto vepra. Ata nuk u dorëzuan, nuk u ndalën, punuan ditë e natë dhe ende punojnë. Këtë garë do të çojmë më tej. Duke kaluar në veprim çdo grimcë të potencialit tonë jemi bërë një vend, në popull që ka përqafuar fort pavarësinë, të ardhmen dhe vizionet së bashku me burrat gratë dhe të rinjtë”.
“Unë kam parë një brez të tillë i cili tani shpresoj se ky brez do të jetë shumë më ndryshe në 2053”, tha Erdoğan duke shtuar se “Edhe MÜSİAD e shoh si më të madhin e këtij brezi. Shpresoj ta shoh atë si institucionin më të rëndësishëm në ndërtimin dhe ringjalljen e këtij brezi. Askush nuk do të ketë fuqinë ta kthejë Turqinë nga kjo rrugë, ta devijojë nga kjo rrugë dhe veçanërisht ta kthejë Turqinë në prag të greminave politike, sociale dhe ekonomike”.
Lidhur me arritjet dhe veprat e kryera në periudhën 19-vjeçare, Erdoğan bëri të ditur se veprat dhe shërbimet tona në këtë periudhë janë referenca e çdo fjale që kanë thënë.
“Pavarësisht nga të gjitha shqetësimet që kemi përjetuar në ekonomi, nga përpjekjet për grusht shteti, tek sulmet në monedhë, nga pandemia e deri tek fatkeqësitë, ne ndjekim të gjithë së bashku një rimëkëmbje të shpejtë dhe një kërcim që kalon mbi të mëparshmen. Janë të dukshme shifrat e rritjes, shifrat e punësimit, shifrat e eksporteve, shifrat në veprimet e lëvizjeve në investime dhe ato të rritjes në prodhim”, potencoi presidenti Erdoğan. /aa