Erdogan paralajmëron ndërprerjen e marrëdhënieve me Izraelin nëse…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan paralajmëroi mundësinë e ndërprerjes së marrëdhënieve me Izraelin për shkak të përpjekjeve për të shpallur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

“Si kryesues të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Turqia deri në fund do të ndjek këtë çështje. Nëse vjen deri te kjo, menjëherë do të mbledhim krerët e OBI-t në Stamboll. Nëse kjo shkon edhe më tej, mund të vjen edhe deri te ndërprerja e marrëdhënieve tona diplomatike me Izraelin”, ka thënë Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar mundësinë që ta përkrahin këtë kërkesë të kahmotshme të Izraelit, hap ky që do të shkaktonte acarim të mëtejmë të situatës së ndjeshme në Lindjen e Mesme.