Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se paqja rajonale dhe globale nuk mund të arrihet nëse nuk vendoset një armëpushim urgjent, i drejtë dhe afatgjatë në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan ka pritur me një ceremoni zyrtare në kompleksin presidencial në Ankara Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq Al Said, i cili shënon vizitën e parë të një kreu shteti të Omanit në Türkiye.
Pas takimeve dypalëshe dhe në nivel delegacioni, liderët e dy vendeve morën pjesë në një ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve, pas çka presidenti Erdoğan dhe Sulltani Haitham folën në një konferencë të përbashkët për media.
Presidenti Erdoğan theksoi se njoftimi i presidentit amerikan në largim, Joe Biden, për iniciativën e re për armëpushim në Gaza është një “hap i vonuar, megjithatë i rëndësishëm”.
Më tej, ai tha se Turqia synon rritjen e vëllimit të saj të tregtisë me Omanin “në 5 miliardë dollarë në fazën e parë, duke reflektuar potencialin e saj aktual”.
“Duke filluar nga viti 2025, me nisjen e furnizimit me gaz të lëngshëm nga Omani, ne do të hyjmë në një fazë të re në bashkëpunimin tonë energjetik”, tha Erdoğan.
Sulltani Haitham, nga ana e tij, tha se si Oman duan të shprehim mbështetjen për “qëndrimin e Turqisë për çështjet ndërkombëtare që shqetësojnë rajonin tonë”.