Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Nuk i lamë vetë vëllezërit në Gaza dhe Siri

Erdoğan: Nuk i lamë vetë vëllezërit në Gaza dhe Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se vendi i tij nuk i ka lënë vetëm asnjëherë vëllezërit e tyre, as gjatë mizorisë në Gaza e as në krizën në Siri.

Presidenti turk Erdoğan mbajti një fjalim në Qendrën e Kongreseve të AK Partisë në Ankara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

“Të drejtat e njeriut perceptohen si të drejta të privilegjuara, që vlejnë vetëm për një rajon të caktuar të botës dhe një popullsi të caktuar njerëzish”, tha ai duke folur për rëndësinë e kësaj dite.

Duke folur për tentativën e grusht shtetit që organizata terroriste FETO kreu më 15 korrik 2016 në Turqi, Erdoğan tha: “Më 15 korrik, 252 njerëz tanë u martirizuan nga tradhtarët e FETO-s. Derisa kritikat u drejtuan drejt nesh, vrasësit që i masakruan të shtypurit mbroheshin nga Perëndimi”.

“Përderisa vrasësit e DEASh-it sulmuan qytetin Ayn al-Arab, ishte Turqia, ishte qeveria jonë e cila brenda një nate qindra mijëra kurdë sirianë i pranoi në vendin e saj”, u shpreh ai.

“As gjatë mizorisë në Gaza dhe as në krizën në Siri nuk i lamë vetëm vëllezërit tanë”, shtoi Erdoğan duke theksuar se “Ata që erdhën në dyert tona, nuk i pyetëm a janë turq, arabë apo kurdë. Ata që kërkuan ndihmë prej nesh, nuk i pyetëm a janë muslimanë, të krishterë apo hebrenj”.

Sipas tij, që nga dita e parë, qëndrimi i tyre mbi këtë çështje si dhe fjalët dhe veprat e tyre janë të qarta. “Turqia gjithmonë i është qasur krizës siriane me ndërgjegje”, tha Erdoğan.

Duke theksuar se nuk kanë bërë dallim te njerëzit që janë strehuar në Turqia në bazë racore, Erdoğan tha se, përveç dyerve të vendit të tij, kanë hapur edhe dyert e zemrave të tyre.

“Me përfundimin e regjimit të përgjakshëm Baath, janë hapur dyert e paqes dhe sigurisë në Siri”, tha ai.

Exit mobile version