Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është nisur për një vizitë pune në qytetin rus Soçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë nisjes së tij në aeroportin Esenboğa të Ankarasë, Erdoğan u përcoll nga nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin dhe zyrtarë të tjerë.
Erdoğan gjatë vizitës së tij në Rusi do të shoqërohet nga kreu i shërbimeve inteligjente (MIT) Hakan Fidan, kreu i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın.
Presidenti turk dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të takohen në rezidencën zyrtare presidenciale. /aa