Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan ngushëllon Hanijen: Izraeli do të mbahet përgjegjës për krimet

Erdoğan ngushëllon Hanijen: Izraeli do të mbahet përgjegjës për krimet

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i ka shprehur ngushëllime shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Hanije, tre djemtë e të cilit u vranë në një sulm izraelit në Gaza.

Drejtoria e Komunikimeve Turke tha në deklaratë se Erdoğani dhe Hanije folën me telefon.

Erdoğani i shprehu ngushëllimet e tij Hanijes, tre djemtë dhe disa nipër të të cilit u vranë sot në orët e hershme në një sulm të ushtrisë izraelite ndaj një automjeti në lëvizje në kampin e refugjatëve al-Shatti në qytetin perëndimor të Gazës.

Presidenti turk tha se Izraeli definitivisht do të mbajë përgjegjësi për krimet që i ka kryer kundër njerëzimit.

Exit mobile version