Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Si shtet do të bëjmë brenda mundësive atë që duhet me shpejtësi dhe shpresojmë se do të ringrihemi sërish nga hiri ynë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan përshëndeti qytetarët që e pritën në xhaminë “Yeni Cami” ku ai mbërriti për namazin e xhumasë në zonën Bozkurt në qytetin Kastamonu në të cilin kanë ndodhur përmbytjet e ujit si pasojë e shirave intensivë që prekën këtë zonë në Detin e Zi më 11 gusht.
Duke iu drejtuar qytetarëve nga autobusi, Erdoğan tha:
“Nuk dëshiroja të kaloja pa iu përshëndetur. E them qartë dhe hapur se me shpresë të Allahut do të kapërcejmë edhe këto katastrofa. Si shtet do të bëjmë brenda mundësive atë që duhet me shpejtësi dhe shpresojmë se do të ringrihemi sërish nga hiri ynë. Mos u shqetësoni sepse ky popull nuk është gjunjëzuar. Po ashtu edhe ky shtet nuk ka rënë, nuk është gjunjëzuar e nuk do të gjunjëzohet. Ne me shpejtësi do të bëjmë përpjekje që të eliminojmë të gjitha dëmet sa më shpejt të jetë e mundur. Sot ndodhemi këtu bashkë me ministrin e brendshëm, ministrin e transportit, ministrin e mjedisit dhe urbanizimit. Do të bëjmë vlerësime në vend”.
Presidenti Erdoğan informoi se ministra dhe deputetë ndodhen edhe në zonat e tjera dhe se pas përcaktimeve do të ndërmerren hapat e nevojshëm. /aa