Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip po vazhdon turneun e tij në vendet e Gjirit, ku sot po e viziton Kuvajtin.
Presidenti Erdogan sapo u largua nga Arabia Saudite, ku mbajti takime të ndara me mbretin saudit Salman bin Abdul Aziz Al-Saud dhe princin e kurorës Mohammed bin Salman al-Saud.
Erdogan po shoqërohet nga një delegacion i profilit të lartë që përfshin Ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu, Ministrin e Ekonomisë Nihat Zeybekci, Ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albajrak, Ministrin e Mbrojtjes Nurettin Canikli, Shefin e Shtabit Gjeneral Hulusi Akar dhe Kreun e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) Hakan Fidan.
Vizita vjen në mes të një krize mes vendeve të Gjirit, pasi katër shtetet kryesore arabe – Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti – shkëputën lidhjet diplomatike me Katarin dhe imponuan një bllokadë në vendin e vogël të Gjirit, duke akuzuar Dohan për gjoja se “mbështetje të terrorizmit”.
Doha, në anën tjetër, mohon akuzat dhe e përshkruan bllokadën si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare. /MESAZHI/