Erdogan në TEKNOFEST: Festivalin do ta kthejmë në një markë ndërkombëtare

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se TEKNOFEST-in, duke filluar nga viti i ardhshëm, do ta kthejnë në një markë ndërkombëtare.

Erdogan vizitoi Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë (TEKNOFEST) që zhvillohet në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

Presidenti Erdogan së bashku me bashkëshorten e tij Emine Erdogan, shkencëtarin turk, fitues i Çmimit Nobel Prof. Dr. Aziz Sancar dhe studentët ndoqi shfaqjen ajrore të mjeteve ajrore “Krahët Kombëtarë”, që janë krenaria e industrisë turke të mbrojtjes.

Në fjalimin e tij në aktivitet, Presidenti deklaroi se TEKNOFEST jo vetëm që i njeh fëmijët tanë me teknologjitë më moderne të botës, por gjithashtu i vë ata të punojnë së bashku dhe u injekton atyre shpirtin bashkëveprimit në ekip dhe ndjenjat kombëtare.

“Shpresoj se shpikësit e rinj të TEKNOFEST-it, të cilëve u rreh zemra me entuziazëm, të jenë arkitektët e Turqisë në vitet 2053 dhe 2071″, tha Erdogan, duke shtuar: “TEKNOFEST-in, duke filluar nga viti i ardhshëm, do ta kthejnë në një markë ndërkombëtare. Ne gjithashtu do ta organizojmë këtë festival në vendet mike dhe aleate, veçanërisht në Azerbajxhan.”

Kreu i qeverisë turke theksoi se nëse sot mund të flasim për arritjet në teknologjitë vendore dhe kombëtare, hapat e ndërmarra në 19 vitet e fundit zënë një pjesë të madhe në këtë.

“Ju jeni pasuria jonë më e vlefshme, thesari më i madh i këtij vendi. Ne ju besojmë. Unë pres që ju të çoni suksesin e mësuesit tonë Aziz Sancar edhe më tej. Unë jam i nderuar që eci në këtë rrugë me ju”, tha Erdogan, duke iu drejtuar të rinjve në aktivitetin më të madh të teknologjisë në Turqi, Festivalit të Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë. /aa