Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan në takimin me Stoltenbergun: Për Greqinë do të ishte mirë të...

Erdoğan në takimin me Stoltenbergun: Për Greqinë do të ishte mirë të sillet me maturi, të angazhohet në dialog

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendi i tij nuk po rrit tensionet në rajon dhe se do të ishte mirë për Greqia të sillet me maturi dhe të angazhohet në dialog, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë njoftoi se gjatë takimit të së premtës, Erdoğan dhe Stoltenberg diskutuan për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, veprimet agresive të Greqisë dhe memorandumin trepalësh mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës.

Në takim, Erdoğan deklaroi se si rezultat i kontaktit diplomatik që kanë arritur në nivelin më të lartë me Rusinë dhe Ukrainën, korridori i grurit ka filluar të funksionojë sërish dhe se në periudhën e ardhshme do të fokusohet në zgjatjen e marrëveshjes.

Erdoğan tha se është e nevojshme palët t’i kthehen negociatave për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të arritur një zgjidhje të drejtë.

Duke folur edhe për sjelljen agresive të Greqisë, Erdoğan tha se “nuk është Turqia ajo që rrit tensionet në rajon dhe se do të ishte mirë që Greqia të sillet me maturi dhe të angazhohet në dialog”.

Presidenti Erdoğan tha gjithashtu se ritmi dhe koha e procesit të ratifikimit të memorandumit trepalësh Erdoğan-Suedi-Finlandë do të përcaktohet nga hapat që duhet të ndërmarrin këto vende.

Exit mobile version