Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, përpara se të nisej për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dha një konferencë shtypi në Aeroportin Ataturk në Stamboll.
Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) citon presidentin Erdoan të jetë shprehur se “Në Asamblenë e 72-të të Kombeve të Bashkuara do të zhvillohen takime të nivelit të lartë për temat që ne i vërejmë themelore, si paqja globale, siguria dhe ndërtimi i mirëqenies.
Një prej këtyre takimeve është mbledhja e grupit të kontaktit për myslimanët Rohingya. Ky takim mendoj se do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm nga pikëpamja për ta vendosur në rendin e ditës së komunitetit ndërkombëtar dramën njerëzore që po përjetohet në Arakan. Si Turqi urojmë që ky takim të jetë një zgjidhe për problemet e vëllezërve tanë në Arakan”
Pasi ka theksuar se përgjatë kohës që do të qëndrojë në New York, duke përfshirë edhe takimin me presidentin amerikan Donald Trump, do të zhvillojë takime intensive me krerët e qeverive dhe shteteve, Erdoan tha se “I kushtoj një rëndësi të veçantë bisedës me presidentin Trump.
Ky takim përkon me të vërtetë në një kohë ku përjetohen zhvillime kritike në kuptimin rajonal. Në bisedë janë të rëndësishme disa çështje. Kam besimin se ky takim do të jetë i frytshëm dhe i dobishëm për të dy vendet.”
Ndërsa në lidhje me debatet për referendumin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Erdoan ka theksuar se “Ka një proces që na shqetëson. Ne kemi shprehur një gjë, që ne atje kemi një kufi prej 350 km. Ne atje kemi bashkatdhetarët tanë, qytetarë që i përkasim një feje.
Ashtu si ne edhe ata faktikisht jemi anëtarë të një qytetërimi. Fakti që ata janë kurdë, turkmenë, arabë dhe ne në anën tjetër turq nuk na ndan nga njëri-tjetri, por fatkeqësisht nëse ju i orientoni në një hap për ndarjen e Irakut, ne kësaj gjëje atje nuk mund t’i themi ‘urdhëroni dhe vazhdoni’.
Ne këtë e kemi shprehur në shumë raste edhe në takimet dypalëshe. Ne në lidhje me këtë çështje kemi një qëndrim ndryshe. Sa herë që kanë patur vështirësi na kanë trokitur në derë, kanë marrë çdo lloj mbështetjeje dhe tani kur bëhet fjalë për ndarjen e Irakut do të veprosh me mendjen tënde. Kjo nuk është një përrallë për fëmijë.”
“Qëndrimi i mbajtur nga qeveria qendrore e Irakut sigurisht që është një e drejtë e natyrshme e tyre, si drejtues të një strukture federale. Ne nuk ndërhyjmë, por kam vërejtur se mendojmë të njëjtat gjëra.
Në Amerikë do të kemi një takim me të nderuarin Ibadi dhe me sa vërej shikojmë në të njëjtin drejtim i cili është integriteti i pandarë i Irakut”, është shprehur Erdoan.
Pasi ka rikujtuar se në kuadër të programit ditën e martë më 19 shtator do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Erdoan ka shtuar se “Në fjalimet tona duke tërhequr vëmendjen mbi krizat globale dhe rajonale do të bëjmë thirrje për gjetjen e sa më parë të zgjidhjeve për problemet që plagosin thellë ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar.
Do të ndajmë me Asamblenë e Përgjithshme, me të gjithë botën edhe bindjet tona për çështjen e Sirisë, Irakut dhe luftën kundër terrorizmit, çështje të cilat janë edhe në interes të sigurisë tonë kombëtare.
Duke bërë llogaritë e vitit të fundit do të shprehim qartë dhe hapur pikat të cilat ne i vërejmë thelbësore për drejtësinë globale. Do të sjellim në rendin e opinionit ndërkombëtar edhe njëherë nevojë për reformim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ashtu siç e kemi shprehur vazhdimisht bota është më e madhe se pesë, këtë do ta sjellim sërish në rendin e ditës.”/Mesazhi/