Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj pyetjeve edhe rreth refugjatëve në fund të vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV).
“Për sa kohë që do të jemi ne (AK Partia) në pushtet, ne nuk do t’i hedhim në prehrin e kriminelëve krijesat e Allahut (emigrantët sirianë) që strehohen tek ne”, tha udhëheqësi turk.
Pasi i pamë çadrat ku qëndronin sirianët, ne ndërtuam për ata shtëpi me blloqe betoni,- u shpreh Erdoan, ndërsa shtoi se objektivi është që në fazën e parë të ndërtojnë 100.000 shtëpi të tilla, projekti vazhdon dhe deri tani ka përfunduar ndërtimi i rreth 50.000 shtëpive me blloqe betoni.
Ne duam të sistemojmë këtu një pjesë të emigrantëve. Kjo është një qasje njerëzore, ka të bëjë me ndërgjegjshmërinë, është një qasje e natyrës Islame, shtoi ai. /trt