Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se ata kanë ndërmarrë çdo hap për të ruajtur të gjithë historinë që nga kohët më të hershme të njohura dhe do të vazhdojnë të bëjnë çdo lloj të investimeve në këtë drejtim.
“Ne më nuk jemi dhe nuk do të jemi një vend i varfër nga aspekti i muzeve. Tani po konkurrojmë dhe do të vazhdojmë të konkurrojmë me botën në këtë aspekt”, bëri të ditur Presidenti Erdogan.
Gjatë vizitës së një dite më parë në Çanakala, Presidenti Erdogan deklaroi se i është dhënë mundësia të hapë Muzeun e Trojës, një nga veprat më të bukura dhe më kuptimplota të artit që kanë sjellë në Turqi.
Erdogan tha se muzetë më bashkëkohorë të Turqisë janë ndërtuar në kohën e tyre dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.
“Ne mbrojmë dhe përqafojmë jo vetëm mbetjet materiale të historisë, por edhe vlerat e tyre njerëzore”, tha Erdogan, ndërsa shtoi se Turqia më nuk është dhe nuk do të jetë një vendi i varfër për sa i përket muzeve dhe se do të vazhdojnë të konkurrojnë me botën në këtë aspekt. /trt