Erdoğan në Beograd takoi edhe liderët e rajonit të Sanxhakut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë qëndrimit në Serbi u takua edhe me liderët politikë dhe fetarë nga rajoni i Sanxhakut, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Presidencës së Turqisë, takimi u mbajt në Beograd dhe të pranishëm ishin ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe Akif Çağatay Kılıç, këshilltari i lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë.

Kujtojmë se Turqisë në vitin 2021 hapi një konsullatë të përgjithshme në qytetin e Pazarit të Ri, qendra kulturore e rajonit të Sanxhakut.

Qëndrimi i presidentit Erdoğan në Serbi ishte pjesë e një turi dyditor në Ballkan, pas vizitës së tij të djeshme në Shqipëri.