Presidenti Recep Tayip Erdogan deklaroi të dielën se me muret e ndërtuara në kufijtë e Turqisë do të parandalojnë plotësisht hyrje-daljet ilegale në vend.
Erdogan foli në telefon me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, i cili po kryente inspektime në vijën kufitare me Iranin, dhe mori informacion në lidhje me masat e ndërmarra.
Duke iu drejtuar më pas komandantëve të trupave me mision në vijën kufitare, kreu i shtetit turk vuri në pah se me muret e ndërtuara në kufij, ata do të parandalojnë plotësisht hyrje-daljet ilegale në vend.
“Sepse këto janë muret tona të sigurisë në këta kufij. Nëse ju e arrini këtë sukses, barra e Forcave të Armatosura Turke dhe forcave tona të sigurisë do të bëhet më e lehtë. Me këto ndjenja, ju përgëzoj dhe ju uroj suksese të vazhdueshme”, u shpreh Presidenti Erdogan mes të tjerash.