Erdoğan mirëpret armëpushimin në Gaza, shpreson për paqe dhe stabilitet

Presidenti i Republikës së Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan mirëpriti marrëveshjen e arritur për armëpushimin në Gaza.

“Ne mirëpresim përfundimin e bisedimeve të armëpushimit ndërmjet Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Hamas dhe Izraelit me një marrëveshje”, shkroi Presidenti turk në X.

Presidenti tha se shpreson që marrëveshja do të jetë e dobishme për rajonin tonë dhe mbarë njerëzimin, veçanërisht për popullin palestinez, dhe se shpreson që ky vendim të hapë derën e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm.

“Ne përshëndesim me respekt popullin heroik dhe bijtë e guximshëm të Gazës që mbrojtën me guxim tokën dhe lirinë e tyre kundër sulmeve të paligjshme dhe çnjerëzore të Izraelit”, deklaroi Recep Tayyip Erdoğan.

Presidenti turk u shpreh se “Si Türkiye, ne kurrë nuk i kemi lënë vetëm për asnjë moment vëllezërit tanë palestinezë në luftën e tyre kundër shtypjes dhe tiranisë.”

Duke treguar qëndrimin e shtetit turk përkrah popullit të Gazës, Erdoğan tha se do t’i përdorin të gjitha burimet për të ndihmuar Gazën të shërojë plagët e saj dhe të ngrihet përsëri në këmbë.

“Me këtë rast i kujtoj me mëshirë të gjithë dëshmorët tanë që ujitën tokat e Gazës me gjakun e tyre të bekuar dhe i lutem Zotit që marrëveshja e armëpushimit të jetë e dobishme”, përfundoi shkrimin presidenti turk.