Ballina Lajmet Erdogan: Mesxhidul Harem është krenaria e muslimanëve në botë

Erdogan: Mesxhidul Harem është krenaria e muslimanëve në botë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi së për Turqinë është e gabuar secila krizë mes vëllezërve të saj të Gjirit, pavarësisht për natyrën e problemit, dhe se është shumë i zemëruar për situatën aktuale në atë rajon. “Ne, muslimanët sot jemi duke kaluar në një periudhë në të cilën si kurrë më parë, duhet të mbështetesim në njëri-tjetrin dhe të bashkojmë rradhët tona.

Ne të gjithë jemi duke parë problemet dhe vuajtjet e popullit në Siri, Irak, Libi, Palestinë … Për fat të keq, këtyre problemeve për çdo ditë u shtohen edhe tjera. Një shembull është edhe ajo që po ndodhë në Al-Aksa para syve të botës. Kjo është e dhimbshme pë botën islame sepse Mesxhidul Harem nuk është vetëm palestinez, por krenaria dhe shenjtëria e 1.7 miliard muslimanëve në botë”, tha Erdoğan.Anadolu Agency.

Ai tha se Turqia si shtet ka dëshmuar fuqishëm qëndrimin e saj duke reaguar mbi zhvillmet.Presidenti turk tha më tej se autoritetet e Izraelit duhet të ndalojnë me veprimet të cilat ngjallin tensione dhe destabilizojnë rajonin.”Në cilësinë e kryetarit të Samitit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, nxisim qeverinë e Izraelit të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Ashtu si dje, edhe sot dhe gjithmonë Turqia do të mbështes procesin e ndërtimit të paqes dhe do të mbështesë vëllezërit palestinezë për të fituar lirinë, të drejtat dhe drejtësine”, tha Erdoğan./Mesazhi/

Exit mobile version