Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nëpërmjet një mesazhi ka uruar përvjetorin e parë të hapjes së Xhamisë së Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) për faljen e namazit pas 86 vitesh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan në llogarinë e tij të rrjeteve sociale ka publikuar një video me rastin e përvjetorit, me pamje edhe të namazit të parë të xhumasë të falur pas 86 vitesh.
“Qoftë e hairit edhe një herë Ringjallja e Ajasofjes, simbolit të ringritjes së diellit tonë të civilizimit”, shkroi Erdoğan, duke shtuar:
“Lavdi Allahut i cili na mundësoi t’i shohim këto ditë. Inshallah nuk do të mungojnë deri në ditën e gjykimit zërat e ezanëve, salavateve, hatmeve nga kupolat e këtij tempulli të madh”.
Ajasofja nga viti 1453 kur u çlirua Stambolli e deri në vitin 1934 shërbeu si xhami. Ndërsa më pas u shndërrua në muze e cila qëndroi në këtë funksion për 86 vite.
Xhamia Ajasofja u rihap për adhurim më 24 korrik 2020. /aa