Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan: Me mbështetjen e fuqive perëndimore, Iz’raeli përpiqet të ndezë konfliktin rajonal

Erdoğan: Me mbështetjen e fuqive perëndimore, Iz’raeli përpiqet të ndezë konfliktin rajonal

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se qeveria sioniste izraelite, e ndihmuar nga fuqitë perëndimore, po përpiqet të ndezë një konflikt rajonal, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan këto komente i bëri në një ceremoni në qytetin jugor turk Hatay, ku u dorëzoi shtëpitë e reja njerëzve të prekur nga tërmetet shkatërruese në shkurt të vitit 2023.

“Është thelbësore të mos biem në grackën e ngritur nga Izraeli dhe mbështetësit e tij”, tha presidenti Erdoğan, duke shtuar se qasja e Izraelit përfundimisht do të dështojë.

“Me këtë mentalitet, Izraeli nuk do të arrijë asgjë”, tha ai.

Presidenti turk gjithashtu shprehu solidaritet me qeverinë dhe popullin iranian.

“I shpreh solidaritet fqinjit tonë Iranit dhe qeverisë, të cilët mbrëmë u vunë në shënjestër nga agresioni izraelit”, tha ai.

Të paktën dy ushtarë iranianë u vranë gjatë natën së kaluar si pasojë e sulmit ndaj objekteve ushtarake iraniane nga ushtria izraelite, i cili erdhi në përgjigje të sulmit me raketa balistike në shkallë të gjerë të Iranit në Izrael më 1 tetor.

Shtëpia e Bardhë tha se sulmet e Izraelit duhet t’u japin fund shkëmbimeve të drejtpërdrejta të zjarrit midis dy palëve, duke paralajmëruar Teheranin për “pasoja” nëse ai përgjigjet.

Zyrtarët ushtarak iranianë më herët kishin paralajmëruar se çdo sulm nga Izraeli do të përballej me një “përgjigje më të ashpër”.

Presidenti Erdoğan po ashtu foli për dhurimin e shtëpive njerëzve të prekur nga tërmetet.

“Agjenda prioritare e qeverisë dhe aleancës sonë është ri-sigurimi i shpejtë i shtëpive për të prekurit nga tërmetet në jug të Turqisë”, tha ai.

Në mënyrë të sigurt, tha Erdoğan, “do të ndërtojmë një Turqi ku nuk ka terrorizëm, ku nuk ka dhunë dhe ku mbizotëron paqja, demokracia dhe vëllazëria”.

Exit mobile version