Erdogan mbërrin në Katar për vizitë zyrtare

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka arritur në Katar në kuadër të vizitës së tij zyrtare në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vizitën e tij, Erdoğan shoqërohet nga e shoqja e tij Emine Erdoğan, shefi i Shtatmadhorisë së Turqisë Hulusi Akar, si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministrin e Ekonomisë Nihat Zeybekci dhe ministrin e Energjisë dhe Resurseve Natyrore Berat Albayrak.

Vizita e presidentit turk në Katar vjen pasi ai më parë vizitoi Rusinë, ku u takua me homologun rus Vladimir Putin, dhe Kuvajtin, ku zhvilloi takim me emirin Sabah Ahmed Al-Xhaber Al-Sabah.

Siç është njoftuar më herët, kriza e Gjirit mes Katarit dhe disa vendeve të rajonit është tema kryesore e rendit të ditës gjatë vizitës së presidentit Erdoğan në Kuvajt dhe Katar.