Erdoğan: Ky atdhe është amanet i dëshmorëve dhe veteranëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një mesazh të publikuar me rastin e 19 shtatorit, Ditës së Veteranëve ka theksuar se perceptimi për “veteranin” është një prej vlerave kryesore për të bërë trojet e Anadollit atdhe dhe për vazhdimësinë e pranisë së popullit dhe të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan ka vlerësuar se “Besimi tek ‘veteranët’, shikohet si një nga karakteristikat më të shquara të qytetërimit tonë ashtu siç na kanë dhënë trojet e Anadollit në 1071, në luftën e Pavarësisë në Çanakale dhe ka shpallur hapur për të gjithë botën praninë përgjithmonë të vendit dhe kombit tonë. Erdoğan ka vënë në dukje se në zemrën e kësaj pozite gjeografike, në çdo territor dhe gur të këtij vendi gjendet gjaku i miliona ushtarëve dëshmorë dhe veteranë të cilëve nuk i dihen emrat dhe lavditë e tyre.

“Ky popull është popull veteran”

Ndër të tjera Erdoğan ka theksuar se banorët e kësaj pozite gjeografike të cilët përgjatë historisë kanë përjetuar shumë luftëra dhe konflikte janë bij të një kombi i cili gjithmonë ka qenë në gatishmëri për pavarësinë dhe të ardhmen.

Duke tërhequr vëmendjen se ky popull i cili deri dje ka mbrojtur pavarësinë dhe të ardhmen në frontet e luftës, edhe sot vazhdon luftën kundër terrorizmit që synon prishjen e qetësisë në Turqi.

Erdoğan ka theksuar se “Ndërgjegjja e ‘veteranit’ për nga rëndësia është një nga treguesit më të rëndësishëm që populli i shenjtë pengoi tentativën e puçit më 15 korrik.”

“Pengimi pa kursyer as jetën i tentativës së puçit më 15 korrik, mbrojtja e vullnetit nga ky populli i shenjtë për nga rëndësia janë një nga treguesit më të rëndësishëm të ndërgjegjes së ‘veteranit’. Ky popull është popull veteran. Ky atdhe është amanet i dëshmorëve dhe veteranëve të tanë. Ne në mënyrën më të mirë do t’ia përcjellim brezave të ardhshëm këtë trashëgimi të dëshmorëve dhe veteranëve tanë. Unë shpreh falënderimet dhe mirënjohjen për çdo dëshmorë dhe veteran si dhe për të gjithë heronjtë e panjohur që kanë kontribuar për ekzistencën e këtij atdheu. Allahu qoftë i kënaqur me ato. Me ndjenjat më të përzemërta për udhëheqjen në luftën e pavarësisë të themeluesit të Republikës dhe veteranit Mustafa Kemal me këtë rast uroj Ditën e Veteranëve dhe përvjetorin e dhënies së titullit ‘veteran‘ dhe ‘marshall‘ si dhe shpreh të gjitha falënderimet dhe mirënjohjet për të gjithë veteranët tanë”, u shpreh presidenti i Turqisë.