Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij po përpilon një plan të ri reformash për të mbrojtur gratë nga abuzimi fizik dhe seksual.
Duke folur para një turme të madhe në ngjarjen e shënuar për Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër Grave, Erdogan e quajti dhunën kundër grave një “tradhti ndaj njerëzimit”.
“Kushdo që është i përfshirë në këtë tradhëti duhet të dënohet,” tha presidenti.
Erdogan gjithashtu theksoi rëndësinë e grave në shoqëri.
“Nëse nuk do të ishin gratë, atëherë gjysma e shoqërisë nuk do të ishte … Një shoqëri pa gra është e destinuar të zhduket,” citon agjensia e lajmeve Anadolu.
Ministria e Familjes dhe Politikave Sociale të Turqisë ka hetuar 20,000 raste të dhunës kundër grave, tha ai.
Kombet e Bashkuara thonë se një e treta e të gjitha grave vuajnë nga dhuna fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre. /MESAZHI/