Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar hapur homologun amerikan Joe Biden duke i dalë në krah rusit Vladimir Putin.
Erdogan thotë se komentet e Biden që e cilëson Putinin si vrasës janë të papranueshme, dhe nuk i përshtaten një Presidenti.
Pasi zbulimi amerikan deklaroi se Rusia u përpoq të ndërhynte në fushatën presidenciale të zgjedhjeve në SHBA, Biden drejtoi menjëherë gishtin tek Putin për të cilin tha se do të paguante çmimin.
Nga ana tjetër SHBA me administratën Biden pritet të jetë jo pak kundra Rusisë e Turqisë. /balkanweb