Erdoğan: Kemi jetuar gjithmonë në harmoni me shqiptarët

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, pas takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton Anadolu Agency (AA).

Pyetjes të një gazetari shqiptar për kontributet në jetën ekonomike dhe politke të shqiptarëve që jetojnë në Turqi, Presidenti Erdoğan i është përgjigjur se “Qytetarët e mi shqiptarë kanë një pozitë të njëjtë si në përpjekjet për zhvillimin e atdheut ashtu edhe të popullit.”

Duke vënë në dukje se kryesisht në lagjen që është rritur ka patur shumë fqinj shqiptarë dhe se është rritur bashkë me to Erdoğan është shprehur: “Madje kemi patur një motër shqiptare Suat, rahmet pastë. Mund të them se jam rritur pjesërisht në dorën e saj. Për këtë arsye jemi ndërthurur në këtë mënyrë dhe kemi një situatë të tillë, si dhe zona ku ndodheshim ishte një zonë ku kultivohej bostani. Kultivoheshin edhe gjëra të tjera ku edhe atje kishim vëllezër shqiptarë. Unë deri në këto ditë nga ato që kam njohur nuk kam parë ndonjë gjë negative të tyre. Ne kemi qenë gjithmonë në harmoni, kemi jetuar bashkë dhe kemi arritur në këto ditë. Gjithashtu besoj se do të ecim përpara me të njëjtën dashuri dhe respekt.”

“Me të vërtetë që gjithë shqiptarët që ndodhen në Bayrampaşa, Küçükçekmece në Stamboll janë të qetë si dhe vendet ku janë ato janë të begatë. Ne jemi të kënaqur me ato dhe jemi të lumtur. I falënderoj ato sepse asnjëherë nuk kanë qenë shkak për përçarje, por kanë qenë gjithmonë në unitet dhe brenda një bashkimi”, është shprehur ndër të tjera Presidenti Erdoğan.

Pas deklaratave të Presidentit Erdoğan gazetari shqiptar ka vënë në dukje se ai ka lidhje me Turqinë dhe ka shtuar se gjyshi i tij ka rënë dëshmorë në luftën e Çanakalasë. Më pas fjalët e gazetarit janë duartrokitur në sallë, ndërsa Erdoğan është shprehur “Rrofshi, Mëshira e Allahut qoftë mbi të.”

Ndërsa për situatën e fundit në Al-Bab ku forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirës Sirianë kanë hyrë në Al-Bab Presidenti Erdoğan është shprehur: “Në orët e mbrëmjes kam biseduar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Aktualisht rajoni Al-Bab është plotësisht nën rrethimin e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe të ushtarëve tanë. Sigurisht që DEASH aty po bën çdo përpjekje ku kryen sulme me kamikazë dhe çdo lloj tjetër të sulmit, ku së fundmi fatkeqësisht kemi disa dëshmorë dhe të plagosur. Por linja e rrugën nga Al-bab për në Halep është plotësisht nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe të ushtarëve tanë. Uroj që Al-Bab të bie sa më parë dhe populli i Al-Bab-it të gjejë mundësinë të vendoset në trojet territoret e tyre.”

Në lidhje me hetimet për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, Presidenti Erdoğan ka deklaruar se “Parësore është se lidhjet janë plotësisht se është anëtarë i organizatës terroriste FETO dhe këtë nuk kemi nevojë ta fshehim. Që nga vendi që është përgatitur e deri tek lidhjet e tregojnë këtë. Jam i detyruar ta shpreh këtë se fatkeqësisht ende brenda forcave tona të armatosura, madje edhe brenda policisë tonë kemi këtë organizatë të pistë. Sigurisht që vazhdojnë pastrimet dhe do të vazhdojnë. Gjithashtu duhet të jemi të ndjeshëm dhe duhet ta vazhdojmë këtë ndjeshmëri.”

“Unë vetë e kam njohur dhe e kam parë se ambasadori rus gjatë detyrës së tij tre vjeçare në Turqi ka qenë një prej diplomatëve të jashtëzakonshëm. Ai nuk është përfshirë asnjëherë në punët e brendshme të Turqisë, përkundrazi ka dhënë përpjekjet ‘se si mund të avancojnë në një pikë më të mirë marrëdhëniet Turqi-Rusi’. Për këtë unë shpreh përsëri ngushëllimet e mia”, ka shtuar Erdoğan.

Presidenti Erdoğan është shprehur ndër të tjera se “Siç jeni në dijeni tashmë një ekip që ka ardhur nga Rusia është duke hetuar bashkë me ekipet tona. Unë uroj që të arrijmë në një rezultat sa më parë që të jetë e mundur. Ka edhe disa të dhëna se çfarë janë lidhjet me jashtë vendit të këtij personi. Tashmë ekipet e inteligjencës tonë kombëtare dhe ekipet e tjera të hetimit po vazhdojnë punimet dhe më pas rezultatet do ti publikojmë.”