Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e shfrytëzoi namazin e sotëm të Xhumasë për të dhëne disa mesazhe lidhur me raportet mes vendit të tij dhe Gjermanisë.
Presidenti turk tha se arsyeja e vetme e krizës mes Ankarasë dhe Berlinit është gara e votave për zgjedhet e 24 shtatorit në Gjermani.
Erdogan poashtu u bëri thirrje turqve që janë shtetas gjerman që të mos votojne “armiqtë e Turqisë”, raporton e përditshmja turke Hurriyet.
“Tani për tani, Gjermania, ashtu si partitë e saj SPD dhe CDU janë në disponimin e llojit “ne marrim votat e duhura brenda vendit, për aq sa godasim Turqinë”.
Prandaj, unë ju them qytetarëve të mi në Gjermani, asnjëherë mos i mbeshtesni të tillët. As CDU, as SPD, e as Partinë e Gjelbër. Që të gjitha janë armiq të Turqisë. Ne te kunderten, jepjani mbeshtetjen e duhur partive politike qe nuk jane te perfshira ne armiqesi kunder Turqise.
Nuk eshte me rendesi nese ata jane partia e pare apo e dyte, me rendesi eshte te mbrohet nderi i qytetareve tane qe jetone ne Gjermani, tha Erdogan ne namazin e Xhumase ne Stamboll. /MESAZHI/